Festa me kokainë dhe seks. Protagonistë ishin kryesisht punonjës të shëndetësisë. Mes tyre edhe një 30-vjeçare, ish-miss, gjithnjë në kontakt me publikun për shkak të punës që bënte. Ajo drejtonte një qendër estetike në qendër të qytetit.
Klientë të tjerë ishin edhe njerëz të njohur sidomos në zonën e Savona-s, në Itali.
Gjithçka ka dalë në dritë pas arrestimit të shpërndarësit të kokainës, i cili është shqiptar. Erjon Stafa, 28 vjeç, banues në Celle, ndodhet tashmë pas hekurave në burgun e Marassi-t.
Në shtëpinë e tij janë gjetur 0.9 kg kokainë. Pavarësisht se nuk ka pranuar të flaës, ka qenë telefoni i tij ai që ka zbuluar gjithçka. Në të janë gjetur kontaktet dhe mesazhet e shkëmbyera me personat të cilëve u siguronte lëndën narkotike.
Arrestimi i Stafës i ka bërë të dridhen shumë prej frekuentuesve të këtyre festave. Stafa fillimisht ka rënë në sy të policisë pas një grindjeje me të fejuarën e tij savoneze. Ai ishte i papunë, por lëvizte me një makinë të tipit “Alfa Romeo Mito”.



