Celine Dion publikon "Flying On My Own"

Celine Dion publikon "Flying On My Own"

Celine Dion ka publikuar "Flying On My Own", kwnga paraprirwse e albumit të ri "Courage" që do të dalë në nëntor për Columbia Records. Shkruar nga Jörgen Elofsson (Britney Spears, Kelly Clarkson), Liz Rodrigues (Eminem, Pink, Pitbull) dhe Anton Mårtensson (Rhys), "Flying On My Own" është një këngë me një ritëm të gëzuar që feston energjinë e një fillimi të ri në karrierën e Celine Dion.

Një version i drejtpërdrejtë i "Flying On My Own" u prezantua më 8 qershor, kur artistja i dha lamtumirën rezidencës së saj në Las Vegas, koncerteve të paracaktuara në Colosseum të Caesars Palace, pas 16 vjetësh, 1141 shfaqjesh dhe mbi 4 milionë e gjysmë spektatorë. Më 18 shtator, Celine Dion do të fillojë "Courage World Tour" nga Quebec City, e cila do të prekë më shumë se 50 qytete në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy