
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, përmes një mesazhi ka uruar Kosovën me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë.
Ndër të tjera ai iu është drejtuar 5 vendeve që ende nuk e njohin Kosovën, Spanjës, Sllovakisë, Greqisë, Qipros dhe Rumanisë, duke u shprehur se po përdoren nga Rusia.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë! Shpresoj që Spanja, Sllovakia, Greqia, Qipro dhe Rumania ta kuptojnë që janë përdorur nga rusët”, thuhet në mesazh.



