PD ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim penal për një grup zyrtarësh të lartë në Dibër të cilët sipas saj, po ushtrojnë presion ndaj votuesve në Dibër duke aplikuar skemën kriminale të blerjes së votës.
Në grupin e zyrtarëve bën pjesë, shefi i Komisariatit të Policisë së Peshkopisë, kreu i Arsimit , drejtori i OSHEE-së për veriun dhe mjaft drejtues të administratës publike dhe të tatimeve.



