Bien ndjeshëm shitjet e shampanjës në botë

Bien ndjeshëm shitjet e shampanjës në botë

Shitjet e shampanjës ranë ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit pasi qytetarët shpenzuan më pak. Këtë e kanë bërë të ditur prodhuesit, duke u thënë vreshtarëve që të mbledhin më pak rrush.

Prodhuesit kanë shitur 106.7 milionë shishe shampanjë në periudhën janar-qershor, që është 15.2 për qind më pak se vitin e kaluar. Ndërsa, tashmë po shesin stoqet që tregtarët kanë grumbulluar në 2021 dhe 2022.

Situata e zymtë gjeopolitike dhe ekonomike globale, si dhe inflacioni, po rëndojnë mbi konsumin personal”, tha presidenti i shoqatës së lobit “Shtëpitë e Champagne”, David Chatillon, në një deklaratë të publikuar nga shoqata e prodhuesve “Comitee Champagne”.

Të korrat e këtij viti u dëmtuan nga kushtet e këqija të motit, duke përfshirë ngricën dhe lagështinë, të cilat favorizuan rritjen e mykut, sipas shoqatës.

Prandaj, prodhuesit kanë vendosur një rendiment maksimal të rrushit prej 10,000 kg për hektar, 12.3 për qind më i ulët se vitin e kaluar.

Ndërkohë, Shoqata e Prodhuesve nuk ka bërë të ditur parashikimet e shitjeve dhe eksporteve për këtë vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy