Gjatë ditës së sotme priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshjet mesatare.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
Në Veri, Lindje dhe Jug Lindje të vendit, në lartësitë mbi 600 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 12 °C
në vendet e ulëta: 4 / 13 °C
në vendet malore: -1 / 11 °C



