
Ministrja e Jashtme e Zelandës së Re, Nanaia Mahuta bëri me dije se vendi ka vendosur sanksione të reja kundër më shumë se një duzine subjekteve financiare ruse, përfshirë edhe bankën qendrore të vendit.
Sanksionet synojnë 18 organizata financiare që supozohet se financojnë pushtimin rus të Ukrainës dhe që përbëjnë rreth 80% të totalit të aktiveve bankare të Rusisë.
Me këtë raund të fundit sanksionesh, Zelanda e Re po i bashkohet vendeve në mbarë botën që kanë vendosur dënime të rënda ndaj Presidentit Putin dhe sistemit që financon pushtimin e tij të paligjshëm.
Gjatë muajit të kaluar, Zelanda e Re ka lëshuar një sërë sanksionesh kundër subjekteve dhe individëve rusë, duke përfshirë kundër presidentit rus Vladimir Putin, anëtarëve të këshillit të tij të sigurisë, politikanëve, oligarkëve dhe liderëve ushtarakë.



