Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin ndaj ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, duke mos pranuar rekursin e bërë nga pala mbrojtëse.

Në seancën e sotme Gjykata e Lartë vendosi:

Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Salianji nisi vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”.

Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, pasi audio-përgjimi për dosjen “Babale” sipas gjykatës rezultoi se nuk ishte i vërtetë, por i stisur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy