Operacioni “Flakë në det”/ Meksi: S’besoj se ka shef policie të painkriminuar, ngjarja e lidhur me drejtësinë (VIDEO)

Operacioni “Flakë në det”/ Meksi: S’besoj se ka shef policie të painkriminuar, ngjarja e lidhur me drejtësinë (VIDEO)

Avokati Redon Meksi në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me operacion “Flakë në det” ku në pranga përfundoi Dritan Meta shefi i komisariatit të Kurbinit.

Ai tha se kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe nuk beson se ka shef policie të painkriminuar. Sipas tij, kjo ngjarje është e lidhur me drejtësinë, ku policia dhe krerët e policisë janë të lidhur me krimin.

Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, dekonspirim ka pasur dhe më parë, do të kujtoja atë në Xibrakë dhe kur arriti RENEA në pikë u gjet duke u derdhur në lumë përzierja. Këtu nuk besoj se ka shef policie të pazgjedhur nga bandat vërdallë.  Te pjesa e parasë policia mund të përfitojë para nga lojëerat e fatit por kjo nuk përbën rrezik, ndërsa këtu kemi tjetër lloj tjetër hapje të krimit të organizuar.

Po flasim për një shef policie të lidhur me grupet e organizuara kriminale që arrestohet nga SPAK, përgjithësi këtu tek ne në pranga bien vetëm shpërndarësit e thejshtë. Duhet të kuptojmë se nuk është vetëm policia, por bashkë me drejtësinë sepse nuk është hera e parë që arrestohet dikush. Drejtësia bashkë me policinë janë të mirëorganizuara për të marrë para. Këtu problemi qëndron që nga polici i thjeshtë i cili sheh shembullin  e shefit dhe thotë pse unë të mos marr para. Prandaj duhet reformim total i policisë në shumë lloj formash.

Më tej ai sqaroi se organizatat  e struktura kriminale  duan të kenë patjetër kontrollin e politikës.

Me çfarë rangu të politikës nuk e dimë, por në teorinë juridike që të quhet një organizatë e strukturuar duhet të ketë lidhje me politikën që paratë e drogës të futen në treg, në ndërtim etj me radhë. Këtu në Shqipëri e dimë që kanë lidhje me politikën. Unë jam për reformën. Ne kemi një problem shumë të madh se po vazhdojmë akoma me mentalitetin e reformës, bëjmë politikën dhe reformën m aksione, por kjo nuk bëhet kështu. SPAK dhe policia nuk po godasin paranë, por njerëzit. mendoj se vetingu për policinë është një absurditet, ajo që ne duhet të shohim njëherë është vetingu mendor i tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy