Ish-strategu i fushatës së Trumpit rrezikon ta kalojë jetën në burg

Ish-strategu i fushatës së Trumpit rrezikon ta kalojë jetën në burg

Ish-drejtuesi i fushatës së presidentit Doland Trump rrezikon ta kalojë jetën në burg. Provat kundër Paul Manafot-it, të dala nga hetimi që po kryer Robert Mueller, duken në forta. Ndaj Manafort-it është ngritur një padi për mashtrim bankat dhe evazion fiskal. Hetuesit dyshojnë se Manafort mund të largohet nga vendi për shkak të aseteve të tij financiare dhe gravitetit të akuzave.

“I akuzuari është një person shumë i pasur që ka të gjitha mjetet financiare dhe lidhjet ndërkombëtare për të ikur dhe për të mbetur i paprekur nga drejtësia”, thotë një gjykatës në Virxhinia.

Manafort është 68 vjeç dhe jeton në Alexandia, Virxhnia, por ka shtëpi edhe në Florida dhe Long Island.

Një urdhër ndalues i lëshuar të premten e vë Manafort në një "bllokim 24-orësh" në apartamentin e tij në Alexandria, me përjashtim të takimeve mjekësore ose emergjencave, paraqitjeve në gjykata dhe takimet me avokatët e tij mbrojtës. Nëse ai nuk paraqitet në gjyq, duhet të paguajë 10 milionë dollarë.

Tetorin e kaluar, ndaj Mueller-it u ngrit një akuzë pastrim parash dhe mosregjistrimin si agjent i huaj në lidhje me punën e tij për Ukrainën. Muajin e kaluar, ekipi i Mueller mori një akuzë të dytë ndaj Manafort për mashtrime bankare dhe konspiracion.

Sipas ligjeve federale, Manafort përballet me gati 20 vjet burg në rastin e Uashingtonit dhe deri në rreth 10 vjet vetëm mbi akuzat e taksave në rastin e Virxhinias nëse dënohet, thanë prokurorët në një dosje të gjykatës muajin e kaluar.

Secila prej nëntë mashtrimeve bankare me të cilat ai përballet në gjykatën e Alexandrisë sjell një dënim maksimal deri në 30 vjet burg, edhe pse gjykatësit në përgjithësi ndjekin udhëzimet, të cilat zakonisht kërkojnë dënime edhe më poshtë maksimumit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy