Kushtet e papërshtatshme që të ofrojnë konviktet kanë detyruar një pjesë të mirë të studentëve nga rrethet që si zgjidhje t’u drejtohen banesave me qira. Ndonëse kostoja është më e lartë ata thonë se e përballojnë me ndihmën e familjarëve. Për të tjerë që nuk kanë mundësi, gjetja e një dhome konvikti është kthyer në fat.



