PD: Ish-ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri  udhëtuan disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve në kërkim

PD: Ish-ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri  udhëtuan disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve në kërkim

Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri përmes një deklaratë për media, hodhi sot akuza mbi ish-ministrat Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin se njiheshin që para vitit 2012 me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan, të shpallur tashmë në kërkim për aferën e inceneratorëve.

Sipas saj, Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtonin bashkë me letra që prej vitit 2012 dhe gjithçka ishte për aferën e incineratorëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk ishin të panjohur për qeveritarët dhe ardhja e tyre nuk ishte rastësi. Mjafton të shikoni historinë e udhëtimeve të Ahmetajt dhe Gjiknurit për të kuptuar se ata njiheshin, udhëtonin bashkë me letra që prej 2012, por të dhënat flasin për një njohje më të hershme mes tyre. Gjithçka për aferën e inceneratorëve ka qenë e planifikuar.

Po të hedhim një sy të historikut i udhëtimeve TË ISH-MINISTRAVE AHMETAJ DHE GJIKNURI rezulton se;

 Nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

 Nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto .

Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve. Ndërsa, miqtë e tyre politikanë, të veshur njëri me kostumin e zëvendëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, vazhdojnë vjedhjet të pashqetësuar.

430 milionë euro janë vjedhur shqiptarëve me dijeni te plotë të Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Ëngjëll Agaçit, Erjon Veliaj, Lefter Koka.

Natyrisht asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Shqiptarët e kanë parë se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve.

Ne inkurajojmë SPAK të ndalojë vazhdimin e vjedhjes dhe të çojë para drejtësisë çdo përgjegjës për këtë vjedhje të shekullit.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy