Clint Eastwood, 90-vjetori i një monumenti

Clint Eastwood, 90-vjetori i një monumenti

Më 31 maj 1930 në San Francisko, lindi Clint Eastwood në botë. I biri i dy puntorëve të thjeshtë që tani në prag të 90-vjetorit tij mund të quhet një monument që numëron qindra suksese ndër vite.

Eastwood u rrit duke u endur dhe në 10 vite të jetës, ndryshoi 10 shkolla. Kur prindërit e tij vendosën të ikin në Teksas, ai qëndroi në Kaliforni. Clint ishte i apasionuar pas muzikës dhe gjarpërinjve, më pas i lindi pasioni për aktrimin, prej të cilit u bë i njohur.

Me dëshirën për të spikatur, vështrimi magnetik dhe ecja dembel e kopjuar nga idhulli i tij Gary Cooper arriti të depërtojë në pjesë të vogla në disa filma të viteve 1950.  Më pas ai u bë protagonist në serialin “The men of the prairie"nga ku mori dhe famën. Në xhirime ai diti të vjedh disa sekrete të botës së televizionit dhe shumë shpejt u bë një personazh i njohur televiziv.

Ishte Sergio Leone, i cili besoi tek aktori Eastwood, pasi e refuzuan shumë aktorë të tjerë. Për ta përshtatur me personazhin “Njeriu pa emër” ai i vendosi një kapele dhe një puro tipike të Toskanës aktorit Clint, një rol i vështirë për një person që nuk e pëlqente aspak duhanin.

Aktori i ri në atë kohë nuk e dintë se nga ky rol të shenjohej karriera e tij e suksesshme ndër vite.

Këtë muaj ai mbush 90-vjeç dhe ka shumë role dhe suksese mbi supe, por për të gjithë ai do të kujtohet si Clint, i heshturi, i torturuari, ironiku “Njeriu pa emër”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy