Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar samitin mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian me 3 shkurt në Kiev.
Zelenskyy diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, ka njoftuar zyra e tij e komunikimit.
“Palët diskutuan rezultatet e pritshme të samitit të ardhshëm Ukrainë-BE që do të mbahet më 3 shkurt në Kiev dhe ranë dakord të intensifikojnë punën përgatitore”, thuhet në deklaratë.
Udhëheqësit folën për furnizimin e armëve “të përshtatshme” dhe një program të ri ndihme financiare prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën.
Zelenskyy gjithashtu ka kërkuar që kësti i parë të dërgohet këtë muaj. Nëntorin e kaluar, BE-ja nisi Misionin e Ndihmës Ushtarake të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës (EUMAM Ukraine) për të vazhduar mbështetjen kundër luftës së vazhdueshme ruse.



