Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me valën e lartë të emigrimit të të rinjve shqiptarë që po largohen nga vendi me gomone drejt Anglisë.
Teksa e ka cilësuar si një histori të vjetër, ai deklaroi se kjo vjen dhe si rezultat i uljes së vigjilencës nga pala franceze në La Manch, ndërsa akuzoi palën shqiptare që nuk ka marrë masa për krijimin e dinjitetit të përdorimit të krahut të punës.
Ai tha se qeveria shqiptare duhet të organizojë kushtet që emigrimi të ndodhë me rregulla.
Kam përshtypjen se kemi të bëjmë me një histori të vjetër që është ajo e lëngatës që po jetojmë si shoqëri me këto rrjedhje e cila për shkak të situatës jo të favorshme po shfrytëzohet. Në Angli kemi një komunitet që tërheq është ky fluks njerëzish që përgjatë 10 viteve të fundit ka arritur shifra të larta që kanë lënë vendin. Sa i përket të resë është një fluks pak më i dukshëm sepse statistikat janë të rëndësishme dhe kam përshtypjen nga informacionet e mia që ka një ulje të vigjilencës së palës franceze në La Manch që ka shkaktuar këtë por nuk është vetëm për shqiptarët. Pra e reja është se shqiptarët kanë gjetur një mundësi që atë problematikë që ka vendi ynë, shpopullimin, por dhe gjithë rajoni kanë gjetur këtë dobësi të momentit dhe po e shfrytëzojnë. Ajo që më shqetëson janë masat që qeveria ka marrë për të përmirësuar jetesën. Qeveria nuk po merr masa që shtetasit e saj të shkojnë në mënyrë dinjitoze për të punuar duke na bërë që të jemi shumë larg dinjitetit të përdorimit të krahut të punës. Kjo është shkelje e ligjit të kalosh në mënyrë klandestine dhe jashtë rregullave por kundërpërgjigja asaj kur ka një kërkesë nga pala pritëse mund të shfrytëzohet për një kalim dinjitoz. Kemi në këtë rast problemin më të madh se nuk shkojnë të gjithë te shtëpitë e barit, por nuk duhet të lejojmë që kërkesat për krahun e punës të kriminalizohen. Duhet bashkëpunim me palën franceze dhe zinxhirin ku shkojnë këta shqiptarë, nuk është problem thellësisht shqiptar është problem i qeverisë që të bëjë kushtet që ti dërgojmë atje në mënyrë të rregullt.
I pyetur se si bëhet kalimi si përfshihen në këtë rrjet trafikimi, Muzhaqi bëri të ditur se krimi i organizuar përshtatet shumë shpejt me tregun.
Kemi mundësinë të hyjmë në shengen lehtësisht. Problemin e shoh te mungesa e këtij organizmi e anës së palës tonë dhe uria që ka tregu dhe liria që është bërë në La Manch thuajse rruga është gati. Ato statistika kanë qenë aty janë bërë kalime me letra fallco, gomone etj, por në momentin që shohim një aspekt ligjor më të dobët sigurisht që krimi i organizuar e ka treguar se është i përshtatshëm me tregun. Pala angleze ka shqetësim real, por kjo duhet të menaxhohet ndryshe dhe mendoj se për momentin është një dobësi hapje që krimi organizuar e ka parë. Nuk më shqetëson pala angleze, pala jonë është ajo që nuk po merr masat, sepse dhe kalimet po i bëjnë këta tanët dhe jo anglezët.



