Temperaturat deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat të jenë dominante. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu. Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 2 ballë. Kosova Republika e Kosovës do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24 orëshit në vend duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë Kosovën ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore por nuk priten reshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy