Turqi, arrestohet avokati i Imamoglu

Turqi, arrestohet avokati i Imamoglu

Kryebashkiaku i burgosur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka bërë të ditur se është arrestuar edhe avokati i tij Mehmet Pehlivan, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Kësaj radhe është avokati im Mehmet Pehlivan që është arrestuar me akuza të sajuara”, shkroi në rrjetet sociale Imamoglu, rivali kryesor i Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Imamoglu u hoq nga posti i tij dhe u burgos të dielën.

Lajmi për arrestimin e avokatit të kryebashkiakut të Stambollit vjen pas një vale arrestimesh dhe sanksionesh kundër katër stacioneve televizive të lidhura me opozitën, të cilat janë kritikuar për shfaqjen e drejtpërdrejtë të protestave gjatë ditëve të fundit, të cilat shpërthyen pas ndalimit të Imamoglu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy