Vrasja në Shkodër, viktima babai i të dyshuarit për atentatin ndaj Alban Bruçit/ Çfarë deklaroi pak ditë më parë në MCN

Vrasja në Shkodër, viktima babai i të dyshuarit për atentatin ndaj Alban Bruçit/ Çfarë deklaroi pak ditë më parë në MCN

Personi i vrarë pak mesditës së sotme në lagjen “Guerrile” të Shkodrës, Ismet Çekorja, 57 vjeç, është babai i Bajram Çekores, i akuzuar për atentatin e bërë ndaj Alban Bruçit.

I ndjeri Ismet Çekorja, më 29 gusht në një intervistë për MCN TV, kishte mohuar që i biri të kishte gisht në ngjarjen e ndodhur më 25 gusht.

Madje ai deklaroi se policia prej tre vitesh i “është qepur” djalit dhe familjes së tij, për ngjarje të ndryshme kriminale që kanë ndodhur në Shkodër.

25-vjeçari Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër por ai arriti që të shpëtojë pa u plagosur.

I riu shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja dhe një person tjetër.

Dëshmia e Ismet Çekores në MCN TV

Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut ndërkohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin.

Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time një kohë që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre.

Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.

Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa banditë, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia.

Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar.

Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugëve dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy