Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta: Nuk ka pasur ftesë zyrtare për asnjë forcë politike (VIDEO)

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Meta: Nuk ka pasur ftesë zyrtare për asnjë forcë politike (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, referuar konsultimit me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbi datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, tha sot se nuk ka pasur një ftesë për PS-në, por edhe asnjë parti tjetër.

Kjo zgjedhje, sipas tij, ka ardhur në mënyrë që mos të kishte debat dhe konflikte.

“Kalojmë te çështja e konsultimeve. S’ka pasur ftesë zyrtare për asnjë forcë politike në vijim të koherencës dhe qartësisë për të cilën jam shprehur në opinionin publik dhe për atë që flet legjislacioni, për zgjedhjet e imponuara për shkak të vakancave. për të zgjidhur këtë çështje një herë e mirë, me iniciativat e mia që kanë enë zyrtare, me KQZ, qeverinë dhe Kuvendin, në të gjitha veprimet që kam ndërmarrë, kam komunikuar me këto institucione. Dhe më Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Lushnjës.

 Presim vendim zyrtar brenda ditës së sotme. Në rast se unë do të kisha bërë një ftesë për partitë, ato do t’iu ishin drejtuar të gjitha forcave politike. S’ka pasur ftesë për PS, se kjo do i bëhej dhe kryetarit të partisë që ka angazhime të tjera të rëndësishme, apo dhe sekretarit të përgjithshëm. Ka pasur një kërkesë informale po dhe zyrtare ta quajmë, s’u bë qahmeti me kryetarin e shumicës në Kuvend, i cili është zoti Balla.

 Meqenëse kemi pasur disa dilema të interpretimit të ligjit apo procedurave lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Qëllimi im ishte që brenda afateve ligjore të mbaheshin. Por edhe për punën e KQZ, pasi bëhet fjalë për 6 bashki, që përfundon në Theth dhe përfundon në Lushnjë. Besoj se duhet të jepja një sqarim me zotin Balla si përfaqësues i shumicës në Kuvend, për një vendim të komisionerit të KQZ, Celibashi, që çdo ditë më shumë kohë për këtë institucion do të ishte ndihmuese për një proces cilësor. S’do donim të kishim debat me shumicën për çdo diskutim ligjor”, tha Meta.

Presidenti bëri me dije se ka propozuar dy data kryesore 27 shkurtin dhe 6 marsin, por se përgjigja përfundimtare i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ai njoftoi se mori garancinë e Ballës se do të mirëkuptohet data e vendosur nga vetë presidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy