
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot padinë e deputetëve të grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Gazetari Mariglen Kume, në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live thotë se seanca do të jetë me dyer të mbyllura.
Paralelisht me zhvillimin e kësaj seance, jashtë dyerve të Gjykatës Kushtetuese aktvistë të drejtave të njeriut janë mbledhur dhe kërkojnë që kjo marrëveshje të shpallet si antikushtetuese.
Arilda Lleshi, një nga organizatorët e protestave të zhvilluara në Lezhë thotë se kjo marrëveshje nuk është e drejtë as për vetë emigrantët dhe se në fund të kësaj seance ata kërkojnë një deklaratë zyrtare.
Kemi organizuar rezistencën për marrëveshjen në Lezhë. Kemi 3 kërkesa. Duke qenë se kanë vendosur ta mbajnë seancën me dyer të mbyllur kërkojmë që në fund të ketë një komunikatë se çfarë u vendos sot dhe kur do të merret vendimi përfundimtar.
Ne kërkojmë të merret opinion nga Gjykata e Strasburgut.
Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që ta shpallë këtë marrëveshje antikushtetuese.
Në pika shumë të shkurtra, zgjidhja e emigracionit botëror nuk është është përgjigja e shtetit shqiptar. Marrëveshja nuk është e drejtë as për vetë emigrantët.
Kjo nuk është në të mirë të emigrantëve, ata nuk janë nisur për ne tek po sillen këtu për t’i frikësuar.
Po ashtu nga pala paditëse ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferrllari nga trupa gjykuese e kësaj çështjeje.



