Tahiri: Rritje graduale të pronave të patundshme, çmimet më të larta në Tiranë dhe Durrës

Tahiri: Rritje graduale të pronave të patundshme, çmimet më të larta në Tiranë dhe Durrës

Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi rezultatet e një sondazhi të posaçëm mbi çmimet e pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin i cili konkludon se ato kanë shënuar rënie të ndjeshme gjatë vitit të shkuar.

Lidhur me këtë, eksperti i pasurive Florian Tahiri në "MCN Economy" u shpreh se rritja më e madhe e çmimeve ka qenë në Tiranë, Durrës dhe në zonën e Jugut. Ai tha se nuk ka pasur një ulje të çmimeve, por një rritje graduale të pronave të patundshme.

Ajo që vihet re është një rritje konstante, graduale por jo rënie çmimesh, rritja ka ardhur gradualisht nga 2021, përqindja pastaj varion sipas zonave të ndryshme nga 5-20%. Më konkretisht qytetet bregdetare si Vlora, Durrësi, Saranda por dhe Tirana ka ardhur rritja më e theksuar dhe në përgjithësi në Durrës shihet që në zona të caktuar si Durrës Vollga, pra sa më afër detit aq më shumë kërkesë dhe rritje ka në të njëjtën kohë.

Ndërsa lidhur me blerjet e pasurive të patundshme nga jo rezidentë, Tahiri tha se të huajt janë të përqendruar më shumë në zonat bregdetare, por që sipas tij pjesa më e madhe e kërkesave vijnë nga shqiptarët e Diasporës.

Është e vërtetë sidomos në bregdet shtetasit e huaj ndjehet kjo kërkesë, nga shtetas italianë, apo çekë Polonia, Hungari dhe pak më pak Gjermani, Austri por këto janë ata që mbizotërojnë më tepër dhe së fundmi rusët dhe ukrainasit. Rusët janë ata që vazhdojnë të blejnë me ritëm të ulët.

Jemi akoma atraktivë, por nëse flasim në përqindje kjo rritje dhe kërkesë e madhe nuk është nga shtetasit e huaj pjesa më e madhe janë nga shqiptarët ata emigrantë dhe shqiptarët e diasporës që e shohin më shumë si një mundësi investimi.

Qerreti, Mali i Robit ka një ritëm të lartë ndërtimi ku nuk po shohim më pallate, por janë komplekse dhe rezidenca, pallate të një cilësie të mirë që ofrojnë disa shërbime përveç apartamentit, kjo i shton dhe vlerën rezidencës por dhe qytetari ndjehet pak më shumë i sigurtë. Më e rëndësishmja është administrimi i të ardhmes. Tirana e ka përmirësuar goxha administrimin, ndërsa rrethet jo dhe kjo është një domosdoshmëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy