Kara: Nëse me paratë dhe killerat që ka pas Meta do më prekë familjen, do shkojë atje ku nuk imagjinohet. Shteti të marrë masa

Kara: Nëse me paratë dhe killerat që ka pas Meta do më prekë familjen, do shkojë atje ku nuk imagjinohet. Shteti të marrë masa

Avokati Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për aferën CEZ-DIA, paralajmëron kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta që të mos merret me familjen e tij.

Nga studio e MCN Live, ai tha se Tom Doshi ka pasur të drejtë në lidhje me rrezikun që ka pasur për jetën dhe kërcënimet që ka pasur nga Ilir Meta, dhe se ai ka folur atje, i ka vajtur ku nuk mban më dhe ka folur me të drejtën e Zotit.

Kam informacione se ai realisht është ruajtur nga ai person që sipas Tom Doshit është marrë me killerat me pagesë të zonës së Niklës, për të bërë atë që ishte thënë për tu bërë dhe u reklamua.

Kam bindjen e plotë se ai veproi jo vetëm politikisht por dhe juridikisht me prokuroren në fjalë, e cila ia ktheu në bumerang Tom Doshit dhe e arrestuan, prokurore shumë e afërt me familjen e tij dhe tentuan ta bënin të njëjtën gjë dhe me mua.

Prokurorja pa filluar procesin, në nëntor të vitit 2017, më ka thirrur sot për sot, të nesërmen kam pasur gjyqin për privatizimin. Kisha 5800 faqe për të kaluar në duar.

Kërkova leje vetëm për dy ditë që të kisha kohë të përgatitesha. U kërcënova sikur nuk pranoja të bëja kallëzim.

Atëherë kam qëndruar me orë të tëra deri në fund atje. Prokurorja nuk denjoi që të pyeste që të mësonte fabulën e ngjarjes, por thoshte “ke parë ti para apo jo?”

Atëherë kam thënë ju shënoni çfarë them këtu dhe mbaj përgjegjësi për kallëzim të rremë. Nuk i eci kallëzimi i rremë. Fatkeqësisht kjo prokurore është në SPAK.

I ka bërë Ilir Meta të gjitha interesimet për mua dhe familjen time. Shteti të marrë masa, u prek familja ime, çështja do dalë nga kontrolli, jashtë çdo fantazie.

Ai person është i rrezikshëm ti bllokojnë pasurinë, të shohin lëvizjet e tij, këtu e deri në Ekuador me kë flet në gjithë Europën. Siç di ai për mua, di dhe unë për të.

Nëse preket familja ime, nuk do ketë asnjë lloj fantazie ta imagjinojë se çfarë do të bëhet. Ai person do më ketë përballë dhe me mua të ballafaqohet në sallën e gjyqit.

Nëse do të merret me familjen time, siç është marrë me fëmijët e mi që kur kanë qenë në Gjermani, ai person, do përballet me mua për jetë a vdekje.

Nëse mendon se me paratë dhe killerat që ka pas vetes do guxojë të merret me familjen time, do shkojë atje ku nuk imagjinohet. Nuk do tërhiqem me asnjë lloj arsye.

Ka kërcënuar dhe Ramën ai, nuk ka frikë. Le të përballet në gjyq. Nëse nuk përballet në gjyq, le të bëjë harakiri dhe ai dhe unë.

Askush deri tani nga pozitat e një nëpunësi të thjeshtë nuk e ka bërë këtë hap. Unë e kam bërë i vetëm këtë punë, pa asnjë lloj përkrahje.

Por të mos mendojnë se unë nuk jam në gjendje që t’i dalë për zot familjes sime.

Nuk më bën përshtypje një njeri nga pozita që ka, gjithë jetës time nuk kam jetuar me haram. Ka ardhur puna në zgrip.

Është një njeri me potencial kriminal, ka trembur dhe deputetë. Është një njeri që ka lidhje me krimin e organizuar.

Kanë ndodhur dhe në zonën elektorale ku ka vajtur gruaja e tij, le t’i hapë shteti. Ky person duhet të përgatitet mirë.

Kur të shkojë të ballafaqohet me mua, le t’i përgatisë pyetjet dhe unë do të përgjigjem.

Jam lënë me qëllim pa mbrojtje, që unë të tërhiqem. Por unë nuk tërhiqem.

Nuk jam qeni i askujt. Unë i kam hyrë kësaj pune për të fituar. Pastaj t’i mbajë kostot dhe shteti dhe ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy