
Të paktën 10 persona mbetën të vrarë dhe 60 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i ndodhur në një fabrikë kimike në Indinë perëndimore.
24 orë pas aksidentit, shumë prej tyre rezultojnë ende të zhdukur, sipas raportimeve të mediave lokale.
Numri i të vdekurve nga shpërthimi në lagjen Thane të Maharashtrës u rrit në 10 pas zbulimit të tre trupave të tjerë në vendin e shpërthimit mëngjesin e sotëm, ndërsa rreth 64 persona u plagosën.

Aksidenti ndodhi të enjten në orën 13:30 me orën lokale kur një kazan në një fabrikë kimike shpërtheu, duke shkaktuar deformimin e trarëve të rëndë prej hekuri dhe shkëputjen e kulmeve ngjitur. Shpërthimi shkaktoi edhe dëme të shumta në shtëpitë aty pranë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për pronarët e uzinës për vrasje nga pakujdesia.
Sipas Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive, fabrika prodhonte ngjyra ushqimore dhe përdorte perokside, kimikate të cilat janë shumë të paqëndrueshme në kushte të caktuara.



