Goxhaj: Zjarret në Tiranë, për shkak të pakujdesisë

Goxhaj: Zjarret në Tiranë, për shkak të pakujdesisë

Pakujdesia është shkaku kryesor i zjarreve që kanë rënë javët e fundit brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës, tha se nga mesi i muajit korrik ka pasur mesatarisht 5-6 vatra zjarri në ditë. Të gjitha këto, përveç rastit të para disa ditëve në Kombinat, kanë ardhur për shkak të pakujdesisë.

Sipas Goxhajt, krahasuar me vitet e mëparshme, ky fenomen ka ardhur duke u tkurrur.

Rastet varen nga thatësira dhe faktorë të ndryshëm natyrorë. Në vite të ndryshëm, kemi numra të ndyshëm. Në 2017 ka pasur rekord zjarresh. Numri ka ardhur duke u ulur. Zjarret vijnë nga pakujdesia. Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm. Nuk duhet të përdorin zjarrin për asnjë lloj nevoje”, tha ai.

Sa u takon zjarreve në mjedise të mbyllura, Goxhaj tha se numri më i madh i rasteve ka në origjinë bombolat e gazit. Në këtë pikë, ai bëri apel për mospërdorimin më shumë se një herë të bombolave 5-litërshe me ngjyrë portokalli, të cilat janë prodhuar për t’u përdorur kryesisht në kampingje dhe janë njëpërdorimshe.

Në banesa problemet kryesore janë energjia elektrike dhe përdorimi i gazit të lëngshëm. Sidomos ky i fundit, ka pasur shfaqje të zjarreve në banesa nga rrjedhja e gazit të lëngshëm. Bombolat e gazit duhet të mbushen në pikat e licencuara dhe jo në autogaze, sepse këto të fundit nuk ofrojnë garanci. Bombolat e gazit me kapacitet 5 litër janë njëpërdorimshe. Ngjarjet me bombola në 95% të rasteve janë të kësaj natyre”, tha ai.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy