
Analisti Ben Andoni deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se Rama duhet të përballej që në fillim me mocionin për çështjen “Mcgonigal”.
Sipas Andonit, Ramës nesër në Parlament i duhen bërë këto pyetje: Çfarë tagri kishin njerëzit e tij që kanë zhvilluar takime me Mcgonigal? Pse është vonuar në mocion? Çilat janë marrëdhëniet e tij me zyrtarë të tjerë dhe pse çështjet e shqiptarëve janë të fshehur ndaj publikut? Pse janë përdorur burime të ndryshme ndaj opozitës shqiptare?
Besoj se do e ketë të vështirë ta zbardhe pasi ne e dimë që zhvillimet në Gjykatat amerikane janë ende në proces. Kemi marrë lajmin që autoritet amerikane do e gjykojnë në mënyrë të mbledhur. Zhvillohet një gjyq ndaj një personazhi që ka tagër të madh në FBI. Ramës i takonte të dilte që në momentet e para pavarësisht si do të shkonte gjyqi dhe të shpjegonte marrëdhëniet, lëvizjet dhe çdo gjë që kishte lidhje, brenda atyre që mund të thuhet. Në institucione të tilla duhet të jesh i kujdesshëm. Pres nga opozita që të ketë pjekurinë e duhur për të shpalosur akuzat e veta dhe për të drejtuar një debat të lartë në Parlament pasi është më shumë publiku. PS,PD ka kohë që nuk i përfaqësojnë shqiptarët.
Për Ramën ka jashtëzakonisht pyetje, por nesër është thirrur për "Mcgonigal". Fillimisht do e pyesja se çfarë tagri kishin njerëzit e tij që kanë zhvilluar takime me Mcgonigal? Pse është vonuar në mocion? Çilat janë marrëdhëniet e tij me zyrtarë të tjerë dhe pse çështjet e shqiptarëve janë të fshehur ndaj publikut? Pse janë përdorur burime të ndryshme ndaj opozitës shqiptare? Këto janë gjërat ku ka shkuar drejtësia.
Mendoj që opozita ka pasur të drejtën e duhur për mocionin dhe komisionin hetimor. Akoma nuk e kuptoj ngurrimin e mazhorancës për ta mos e zhvilluar. Rama duhet të përballej që në fillim me mocionin. Zyrtarët tanë manovrojnë me procedura, edhe në gjyqe dhe në Parlament. De jure Rama është konform ligjit parlamentar. Ai duhet të paraqitet brenda 30 ditëve. I takonte të ishte që në fillim.
Mendoj se është evazive dhe akuza. Nga PD pritet që të nxirrte të pakën rezultatet e komisionit hetimor. Cili është burimi, pse janë marrë dhe me çfarë tagri i ka përdorur Basha atëherë. Kjo nuk është bërë. Edhe Berisha, edhe Rama nuk mund t’i zgjidhin problemet duke përdorur mediat.
Jo, po çuditem pse nuk po zbardhen dhe lista të tjera dhe pse ato nuk preken dhe lista të PS. Njerëzve u takon emri në ato lista. Më vjen keq për manipulimin. Mund të flasim për SHBA dhe manipulimet, por Britania ka kode sa i përket gjykimeve.
Nëse provohet, por besoj se do të jetë e vështirë se kur përshihet një zyrtar aq i lartë, me atë histori korrupsioni që kanë pasur institucionet në SHBA, mendoj që kjo çështje të mbahet brenda institucioneve, hetimet do të jenë të tilla që për publikun do të jenë të dukshme. Deri tani është ajo që po gjykohet është vetëm pjesa administrative. Nëse shkohet më tej siç po aludon dhe Berisha, ne duhet të presim ato që do jepen zyrtarisht nga SHBA. Një ecuri e tillë ka për ta bërë pis Shqipërinë nëse del e tillë.



