Meka:  Skema shëndetësore shqiptare ka qenë gjithmonë jashtë tregut. Duhet të futet koncepti i kartës së shëndetit

Meka:  Skema shëndetësore shqiptare ka qenë gjithmonë jashtë tregut. Duhet të futet koncepti i kartës së shëndetit

Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se skema shëndetësore shqiptare ka qenë gjithmonë jashtë tregut.

Duke vijuar më tej Meka theksoi se duhet të futet koncepti i kartës së shëndetit dhe bërjes pjesëtar të shoqërive të sigurimit të jetës dhe shëndetit.

Skema e shëndetësisë shqiptare nuk po vuan vetëm në 7-10 vitet e fundit. Në Shqipëri ka pasur probleme me organizimin dhe funksionimin optimal të skemës së organizimit të shëndetit publik, qoftë në nivel parësor, dytësor dhe terciar duke demonstruar dhe shumë problematika që lidhen me lëvizjet demografike dhe pamundësinë për t’i përgjigjur në kohë me investime dhe infrastrukturë.

Skema shëndetësore shqiptare ka qenë gjithmonë jashtë tregut. Asnjëherë nuk është logjikuar mbi parimet optimale të tregut. Që një skemë të funksionojë sipas parimeve ose logjikave që i shohim rëndom në shtete të zhvilluara të Evropës dhe SHBA-së.

Duhet të futet koncepti i kartës së shëndetit dhe bërjes pjesëtar të shoqërive të sigurimit të jetës dhe shëndetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy