Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar me dy vite burg disa muaj më parë kërkon pezullimin e vendimit. Gazetarja e MCN TV Anduena Llabani u shpreh se Llalla dhe avokati i tij kanë siguruar dokumentet që provojnë se ai vuan nga sëmundja dhe kërkon moszbatimin e vendimit për burgim. Llabana shton se qëllimi i ish-kryeprokurorit nuk është rikthimi në detyrë.
Ambasada Amerikane krijoi të parin precedent të përplasjes me institucionin e akuzës. Llalla u vu në rrethin e kuq dhe ndaj tij u nxorën prova dhe materiale. Patëm një luftë jo vetëm mediatike, por edhe institucionale. Bashkë me avokatin i kanë siguruar dokumentet që provojnë se vuan nga një sëmundje e tillë. Një nga arsyet pse Llalla mungoi në procesin gjyqësor, ishin arsyet shëndetësore. Llalla s’e pati aspak të lehtë të largohej jashtë vendit, por ishte e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar arrestimin. Ai disponon dokumentacione për zyrtarë të lartë. Llalla merr përkujdesje shëndetësore në Romë, dhe dokumentacionet pritet t’i paraqesë në datën 21. Është kërkuar moszbatimi i vendimit për burgim”.
Anduena Llabani shpjegoi edhe ngërçin lidhur me ekstradimin nga Italia në Shqipëri, duke u shprehur:
Në momentin që Llalla është larguar, policia italiane përmes Interpolit vihet në dijeni që ka ardhur urdhër-arresti. Vihet në dijeni të vendndodhjes së tij dhe lajmërohet Interpol Tirana. Por shteti italian nuk e njeh mosdeklarimin e të ardhurave si akuzë, për të bërë ekstradimin në Shqipëri. Shteti shqiptar ka çuar dokumenta duke thënë se ai ka mashtruar duke fshehur paratë. Menjëherë ka ndërhyrë mbrojtja duke thënë se nuk kemi të bëjmë me këtë akuzë, duke e ulur tempin e policisç italiane. Beteja e Llallës është mosvuajtja e dënimit me burg, por nuk e ka qëllim rikthimin në postin e prokurorit”.



