Pas ndarjes, biznesmeni nga Katari poston mesazhe dashurie për Janet Jackson

Pas ndarjes, biznesmeni nga Katari poston mesazhe dashurie për Janet Jackson

Biznesmeni nga Katari, Wissam Al Mana, mund të jetë duke shpresuar për një rikthim me këngëtaren Janet Jackson, nga e cila u nda vetëm pak javë pas lindjes së djalit të tyre.

Në një mesazh të postuar në faqen e tij, Al Mana shpreh dashurinë e madhe për bashkëshorten.

“Për njeriun më të bukur në botë, faleminderit për dashurinë tëndë hyjnore, mbështetjen e përhershme dhe faktin se ke qenë shoqja ime më e mirë. Të dua shumë, shpresoj të jemi bashkë në përjetësi”, janë fjalët që ai i ka kushtuar këngëtares, duke postuar edhe një foto me të.

Al Mana dhe Janet Jackson u martuan në vitin 2012. Çifti solli në jetë vogëlushin Eissa më 3 janar të këtij viti.

Ata u ndanë vetëm pak ditë më parë dhe mediat rozë, të cilat u referohen burimeve pranë çiftit, thonë se shkak janë bërë diferencat e thella kulturore mes këngëtares së popit dhe miliarderit të lindur në Katar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy