Me anë të një postimi në “Facebook”, ministri Brendshëm, Dritan Demiraj, ka njoftuar se zjarret në mbarë vendin po vihen nën kontroll nga puna e palodhur e punonjësve të emergjencave civile, zjarrfikëseve, Forcave te Armatosura, policisë, Viva Coppterit, etj. nga ajri dhe toka.
Demiraj shton se Ministria e Punëve të Brendshme, prej javësh është në një betejë të vështire me flakët e zjarrit të qëllimshëm në mbarë vendin, që cenon sigurinë kombëtare.
Djega e pyjeve, kullotave dhe rrezikimi i jetës dhe pasurisë të qytetareve përben vepër penale prandaj MPB dhe Prokuroria po punojnë me intensitet për te çuar para ligjit të gjithë autoret, shkruan ministri në shënimin e tij në rrjetin social.



