"Kush këndon, lutet dy herë", Bocelli në një koncert Pashkësh pa publik

"Kush këndon, lutet dy herë", Bocelli në një koncert Pashkësh pa publik

"Kush këndon, lutet dy herë", kështu shprehej Sant Agostino. Kush këndon, lutet dy herë, thotë gjithashtu edhe Andrea Bocelli, i cili të dielën e Pashkëve do të jetë në Duomo Milano për një koncert unik pa publik. Koncerti do të transmetohet live në të gjithë botën, në një moment të errët si ky, kur të gjithë janë të izoluar për shkak të koronavirusit.

  "Nuk do të jetë një koncert, por një rast për t'u lutur së bashku përmes muzikës - ka thën tenori për Ansën. Bocelli po përgatitet në shtëpinë e tij në Versilia për këtë koncert të pazakontë dhe të vetmuar . "Si besimtar, i krishterë dhe katolik, pranova pa hezituar, falënderoj Milanon për ftesën, për këtë rast të jashtëzakonshëm. Këndimi mund të jetë një formë lutjeje. Dhe ky është qëllimi im, qëllimi im, gëzimi im: të lutemi së bashku ", ka thënë këngëtari i njohur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy