Raporti i DASH për 2021-in: Korrupsioni në gjyqësor, një nga problemet më të mëdha në Shqipëri!

Raporti i DASH për 2021-in: Korrupsioni në gjyqësor, një nga problemet më të mëdha në Shqipëri!

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e publikuar së fundmi shpreh kritika përsa i përket çështjes së biznesit në Shqipëri. Në raport thuhet në projektet e Partneritetit Publik Privat, nuk ka një analizë të qartë të kosto-përfitimeve dhe që kanë ulur mundësinë e konkurrencës edhe tek investitorët e huaj.

DASH vë në dukje se u penguan përpjekjet e një kompanie amerikane për të investuar në Shqipëri, ndërsa korrupsioni endemik vazhdon të minojë shtetin e së drejtës dhe të rrezikojë zhvillimin ekonomik. Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, ekonominë informale dhe zbatimin e dobët të kontratave si disa nga problemet më të mëdha në Shqipëri.

“Pavarësisht nga një kornizë e shëndoshë ligjore dhe përparimit në e-reformat, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, konkurrencën e padrejtë, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si problemet e vazhdueshme në Shqipëri. Raportet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme”, thuhet në raportin e DASH.

Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy