
Një grua 49-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një makinë autonome pa shofer SUV e kompanisë Uber në Tempe të Arizonës, SHBA teksa po kalonte rrugën me bicikletën e saj.
Ky është aksidenti i parë i këtij lloji ku një makinë autonome vret një këmbësor në një rrugë publike duke bërë që kopmaia Uber të ndalë të gjitha testimet të makinave autonome në Amerikë.
Një zëdhënës i Uber tha se kompania është në dijeni të incidentit dhe është duke punuar me autoritetet lokale për hetimin e saj.
Ronald Elcock i Departamentit të Policisë në Tempe tha: "Sapo hyri në trafik, ajo u godit nga automjeti që po udhëtonte në veri."
Hetuesit thonë se automjeti po udhëtonte me rreth 80 kilometra në orë, por nuk tregoi shenja të ngadalësimit.
Kompania Uber ngushëlloi familjarët e viktimës dhe deklaroi se kompania do të punojë me organet e zbatimit të ligjit për të kuptuar se cilat ishin shkaqet që cuan në këtë aksident fatal.
Ndërsa vëzhguesit e industrisë thonë se aksidenti do të çojë në më shumë vëzhgim të teknologjisë, e cila përdor kompjuterë të sofistikuar, lazer, radarë dhe sensorë kamera për të lundruar në trafik.



