
Aplikacioni i mesazheve të enkriptuara, Signal ka njoftuar masa të reja sigurie për të parandaluar që asistentët e inteligjencës artificiale të lexojnë bisedat private të përdoruesve.
Kompania do të aktivizojë automatikisht kufizimet për “screenshots”, duke synuar të pengojë sistemet AI që të aksesojnë përmbajtjen e mesazheve.
Presidentja e Signal, Meredith Whittaker, paralajmëroi se integrimi gjithnjë e më i madh i inteligjencës artificiale në pajisjet elektronike përbën kërcënim serioz për privatësinë.
Signal u bëri thirrje Apple, Google dhe Microsoft të krijojnë mekanizma më të fortë mbrojtjeje, që tu mundësojnë aplikacioneve të bllokojnë aksesin e paautorizuar nga AI.
Vendimi vjen pas raportimeve të Reuters se asistenti AI i Meta-s, Muse, kishte arritur të lexonte mesazhe në Signal përmes lejeve të sistemit operativ.
Sipas kompanisë, teknologji të tilla rrezikojnë të anashkalojnë edhe enkriptimin e plotë të bisedave, duke transferuar të dhënat private jashtë mjedisit të sigurt të aplikacionit.
