Ndërsa sirianët gëzoheshin pas rrëzimit të regjimit të Assad, të shumtë ishin ata që filluan të kërkonin të dashurit e tyre, të cilit ishin zhdukur me forcë nga regjimi dictatorial.
Më qindra njerëz janë dyndur në burgun famëkeq Saydnaya, i cili ishte bërë bazë e torturës dhe vrasjes.
Objektet famëkeqe të paraburgimit të regjimit të Asadit ishin vrima të zeza ku, qysh në vitet 1970, çdokush që konsiderohej kundërshtar zhdukej.
Saydnaya ishte një nga vendet më famëkeqe, i njohur si "thortorja", ku rreth 13,000 njerëz u varën midis 2011 dhe 2015, sipas Amnesty International.
Pasi luftëtarët rebelë rrëzuan Assadin të dielën, duke e dërguar diktatorin të arratisej në Rusi, u shfaqën imazhe të lirimit të të burgosurve të Saydnaya duke bërë që shumë sirianë të vërshojnë mediat sociale duke kërkuar ndihmë për të gjetur të dashurit e tyre.
Bastisjes nuk i kanë shpëtuar as pallatet e Asadit, ku qytetarët zbuluan pasurinë e madhe dhe stilin e jetës luksoze të familjes.
Banorët që hynë brenda pallatit presidencial në Damask postuan edhe video në rrjetet sociale, ku bie në sy se një sallë banketi është djegur deri në themel, ndërsa një pikturë e Asadit shihet e shtrirë në dysheme.
Mes këtij kaosi politik, një video tjetër që po bën xhiron e rrjetit tregon koleksionin e pasur të makinave luksoze të presidentit të rrëzuar sirian.



