Fermerët në protestë/ Muhameti: Ka marrëveshje mes pikave të grumbullimit për uljen e çmimit të qumështit (VIDEO)

Fermerët në protestë/ Muhameti: Ka marrëveshje mes pikave të grumbullimit për uljen e çmimit të qumështit (VIDEO)

Fermerët e Jugut zhvilluan sot një protestë në Urën e Kardhiqit ku kërkuan rritjen e çmimit të qumështit dhe subvencione nga qeveria. Fermeri Besnik Muhameti duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV theksoi se çmimi i qumështit duhet të jetë së paku 2000 lekë të vjetra për litër. Ai thekson se me çmimin 1200 lekë do detyrohen të braktisin punën, pasi kostot janë të papërballueshme. Muhameti beson se ka një marrëveshje mes të gjitha pikave të grumbullimit për të ulur çmimin e qumështit.

Ne nga qeveria kërkojmë ngritjen e çmimit të qumështit, sepse qumështi është shumë lirë, ku merret më 1200 lekë. Gjithmonë pazarin e bëjnë të tjerët dhe jo ne që jemi zot në punën tonë. Nga shteti s’kemi asnjë mbështetje në subvencionime. I vetmi zanat që ne kemi. Do ta braktisim si punë sepse s’e përballojmë dot. Punishtet bëjnë si të duan me prodhimin tonë, e vendosin ata çmimin e qumështit. Kostot janë shumë të larta. Me këto bagëti që kam arrij në 9 milionë lekë shpenzim”.

I pyetur, a ka një marrëveshje mes të gjitha pikave të grumbullimit për të ulur çmimin e qumështit, ai shprehet:

Po normale që ka marrëveshje. Sot ka qenë dita e parë që kam qenë në protestë. Protesta kanë bërë blegtorët edhe më parë plot, por kanë qenë të kota. Ka 7-8 kompani që mbledhin qumështin dhe të gjitha e marrin me të njëjtin çmim. Qumështi për litër të jetë më e pakta 2000 lekë, por prapë s’mjafton, që ta mbledhin ata. Të gjitha çmimet çdo ditë e më lart, ndërsa qumështi çdo ditë e më poshtë! Ne do të vazhdojmë të protestojmë në ditët në vazhdim derisa të zgjidhet”.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, fermerë nga Jugu i vendit protestuan duke bllokuar rrugën që të çon nga ura e Kardhiqit drejt Delvinës dhe Sarandës.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy