Humbja me Tiranën, Starova: Kukësi meritonte më shumë në atë ndeshje

Humbja me Tiranën, Starova: Kukësi meritonte më shumë në atë ndeshje

Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, fitoren e Tiranës ndaj Kukësit.

Sipas tij, për lojën që skuadrat treguan, verilindorët meritonin më shumë në atë ndeshje.

Është periudhë delikate për skuadrat, për objektivat që kanë. Vazhdojnë oshilacionet për disa skuadra. Partizani pas fitores në Durrës, shpërdoron avantazhin me Egnatian. Tirana vuan formën e lojtarëve titullarë dhe dëmtimet. Tirana mori fitore të rëndësishme dhe me bonus moral ndaj Kukësit.

Për meritë të Kukësit, ishte një ndeshje me ritëm të kënaqshëm. Sulmonte Kukësi, pastaj Tirana. Të dyja skuadrat ishin aty-aty. Komplimentet shkojnë për Kukësin dhe gjynah, sepse meritonin të mos dilnin pa pikë.

Kur Tirana do të bëjë presion, nuk e mban dot skuadrën në presion, sepse kanë probleme në mbrojtje. Kukësi meritonte më tepër në atë ndeshje. Ishte një nga ndeshjet më të mira për këtë sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy