“Asnjë adoleshent pas hekurave” (VIDEO)

“Asnjë adoleshent pas hekurave” (VIDEO)

Një sistem drejtësie, i cili i kushton rëndësi të rinjve dhe synon forma të ndryshme të edukimit të tyre, duke eliminuar burgosjen është ajo çfarë Suedia po përpiqet të verë në zbatim edhe në Shqipëri. Pjesë e kësaj nisme përmes një projekti me UNICEF është bërë edhe policia suedeze. Në një bisedë me gazetaren Blerina Goce për emisionin “EuropeIN” në MCN TV, ambasadorja suedeze, Elsa Hastad shpjegon më tepër për këtë nismë.

“Faleminderit që pyetët për mënyrën se si ne punojmë në sistemin e drejtësisë dhe me të rinjtë. Dua të them, më e rëndësishmja është që ju të mos keni të rinj në burg ose pas hekurave. Atëherë, çfarë mund të bëjmë? Gjithmonë ka të bëjë me parandalimin për të dalë dhe takuar të rinj atje ku janë. Ne gjithashtu punojmë me policimin në komunitet. Ne punojmë me policinë suedeze dhe policinë shqiptare. Ju duhet të dilni dhe të takoni të rinjtë atje ku janë para se të jetë vonë.

Kjo është një gjë. Gjëja tjetër është që ne gjithashtu kemi një bashkëpunim me UNICEF, por edhe policinë suedeze që vijnë në Shqipëri, takohen me kolegët e tyre dhe flasin se si të punojmë me të rinjtë, sepse të rinjtë nuk janë njerëz të rritur. Dhe ju duhet të keni një mënyrë tjetër për të biseduar me ta, kur iu drejtoheni atyre. Duhet të keni lloje të tjera dhomash, ambiente të tjera dhe mjete të tjera. Unë jam takuar me një police suedeze, të cilës i pëlqen të punojë në Shqipëri me kolegët e saj, me policinë shqiptare. Ajo thotë se ata janë aq të përkushtuar dhe të interesuar dhe është me të vërtetë pozitive, që po bëhet shumë përparim. Ky është gjithashtu kontributi ynë në reformën në drejtësi, e cila është me të vërtetë e rëndësishme edhe për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, por edhe për njerëzit, që të ndiejnë se Shqipëria është e drejtë. Takoj shumë njerëz që mendojnë se nuk po trajtohen drejt. Ndaj mendoj se kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për Shqipërinë.

Nëse keni një sistem drejtësie që funksionon, nuk është i mirë vetëm për të rinjtë, por edhe për biznesin dhe investimet, sepse atëherë ju mund t'i besoni sistemit. Kështu që mendoj se ka shumë të bëjë edhe me krijimin e besimit midis sistemit dhe njerëzve.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy