Lezhë, zbulohen me dron 3 mijë fidanë kanabis gati për kultivim (VIDEO)

Lezhë, zbulohen me dron 3 mijë fidanë kanabis gati për kultivim (VIDEO)

Finalizohet faza e pestë e megaoperacionit të koduar “Imazhi”, ku si rezultat i kontrolleve në terren me skuadra të posaçme policore dhe me disa dronë, në fshatin Ungrej, Lezhë u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies, 3000 fidanë kanabis sativa, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

Skuadra policore të pajisura me dronë, të ngritura posaçërisht nga Policia e Lezhës, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë territorin, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Gjatë fazës së pestë të tij, në territorin e fshatit Ungrej, Lezhë, u gjetën në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, rreth 3000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy