Varianti Omicron/ Simaku: Gjendja do të përkeqësohet sepse ka edhe bashkqarkullim të gripit

Varianti Omicron/ Simaku: Gjendja do të përkeqësohet sepse ka edhe bashkqarkullim të gripit

Epidemiologu i ISHP, Artan Simaku, i ftuar në emisonin “MCN live”, tha se tashmë me identifikimin zyrtar të dy rasteve të para me variantin Omicron në Shqipëri, vigjilenca duhet të jetë e lartë.

“Në momenti që u vërtetua qarkullimi i variantit Omicron, atëherë duhet të dihet se diagnoza është njëlloj, nuk ka ndryshim nga diagonza, shenjat janë të njëjta, mendohet se nga varianti omicron janë më të lehta, por gjithsesi është covid.

Simaku thotë se megjithëqë klinikisht Omicron paraqitet më i butë, është çështje ditësh kur ky variant do të mbizotëroj më shumë në Shqipëri.

“Shenjat janë të buta, nuk ndryshon asgjë, por klinikisht paraqitet më e butë, bazuar në të dhënat e deritanishme, dhe në vazhdimësi do ta shikojmë. Por, janë konfirmuar dy rastet e para dhe tashmë është çështje dite 1-2 javë, që do të mbizotëroj varianti”.

Për epidemiologun Simaku, vaksinimi mbetet shpëtimi nga kjo sëmundje, me theks të veçantë vaksinimi i të gjithë qytetarëve që nuk janë vaksinuat si dhe aplikimi edhe i dozës së tretë përforcuese te ata me dy doza.

Kësaj i shtohet edhe fakti se gripi sezonal është në qarkulli, dhe e vështirëson akoma më shumë situatën me këtë pandemi.

“Situata pritet të përkeqësohet më rritjen e numrit të infektimeve  edhe nga bashkqarkullimi i gripit dhe bashkë me të dy viruset, mund ta përkeqësoj situatën.

Ka prekje më shumë te moshat e reja, ka një tendencë të prekjes te kjo moshë, dhe ajo që është më rëndësishme  është që parashikimet teorike janë që do të preken të gjithë personat e pavaksinuar. Prandaj vaksinimi merr format akoma më të madh dhe mesazhi është që  të vaksinohen sa më shpejt ata që skanë mare ende asnjë doze, dhe ata që kanë marrë të dy dozat të marrin dozën e tretë përforcuese, sepse rrit imunitetin ndaj variantit Omicron”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy