
Konflikti i stërzgjatur me pronarin e truallit ka rezultuar në mos gjetjen e një zgjidhje në momentin kur artistët u larguan nga çadra e Cirkut, e për pasojë edhe prishjen e saj.
Ish- aktori i Cirkut Kombëtar, Mjeshtër i madh Pavli Sallata, i ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV, i sheh këto me syrin kritik, pasi sipas tij, shteti i ka ditur të gjitha këto që në krye të herës dhe na ka mbajtur me shpresë, ndërkohë që vet nuk ka zgjidhur asnjë punë në këtë aspekt.
“ Nga ky moment që erdhën në këtë absurditet te shumëpritur, kanë vazhduar më tepër gjyqet e pronarëve, sesa ato të shtetit, ata arrijnë të marrin 1070 metra truall, dhe kjo tregon që shteti nuk ka vepruar në momentin dhe kohën e duhur dhe me mekanizmat e saj gjyqësore, pra nuk kanë bërë atë qe duhej bërë. Pra e kanë lënë në zvarritje, përderisa pala tjetër i ka kopsitur të gjitha gjërat, tregon që shteti nuk ka qenë i pranishëm në gjyqet që kanë bërë. Neve na është thënë vazhdoni me punën se ne vazhdojmë me gjyqet, por asgjë”.
Sallata, është i mendimit se pas kësaj qëndron një prapavijë, fakti se ai vend është ideal për ndërtime, ndërsa për fatin e Cirkut nuk është menduar fare.
“ Por çfarë u bë, absolutisht asgjë, arritëm në një prishje maka ber, një prishje talibaneske.
Aktualisht Cirku është inekzistent. Ka një prapavijë, është shteti i cili ka ndenjur inekzistent, ka ligj që kompenson tokën, kurse shteti ka ndenjtë kështu, është e papranueshme, tani del ministrja thotë se jemi të shqetësuar, por në fakt nuk e prishi Përmbarimi, por e prishi shteti.
Dhe nga ana tjetër nuk ka reagim, atëherë ku është bashkëpunimi këtu, Aty është vend ideal për ndërtim, por nëse ke një plan te tille, mos u merr me cirkun”.
Ish- aktori i Cirkut Kombëtar, apelon te institucionet shtetërore që të vihet dorë shpejt në zgjidhjen e problemit të Cirkut, sepse sipas tij është një art që do tu mungojë veçanërisht fëmijëve dhe se ky “krim” do ti ndjek tërë jetën.



