Janë disa fruta që korrenspondojnë me një moment specifik të vitit. Frutat sezonal janë gjithmonë të freskëta. Të tilla janë edhe qershitë, për të cilat nuk ka kuptim të flitet në shtatorë.
Sidoqoftë, sot ka ndryshuar diçka: shumë lloje frutash mund të gjenden gjatë gjithë vitit në raftet e supermarketeve, me padyshim me avantazhe dhe disavantazhe.
Qershitë, janë fruta që duhen konsumuar shpejt pas këputjes dhe çmimi i tyre rritet ndjeshëm në momentin që çelin në mënyrë masive.
Sidoqoftë, sipas Studimeve të Universitetit Northumbria në Neëcastl qershitë kanë një sërë përfitimesh për organizmin dhe shëndetin tonë:
1. Ato ju ndihmojnë të flini më mirë
2. Janë të mira për sytë
3. Ata parandalojnë kancerin
4. Parandaljnë ngërçet dhe dhimbjet muskulare
5. Ato ndihmojnë trurin dhe kujtesën.
Qershitë kanë veti anti-imflamatore dhe anti-oksidante, që i bën ato të dobishme në pacientë me patologji të ndryshme si: probleme kardiovaskulare, diabet, patologji tumoriale, artrit.
Gjithashtu një pikë e fortë e frutit të qershisë është luftimi i dhimbjeve muskolare. Një studim i vitit 2006, arriti të zbulojë se lëngu i qershisë është në gjendje të reduktojë ndjeshëm dhimbjet muskulare./viveresano.it/



