Zbulohet ilaçi që i rrit flokët për vetëm 2 muaj

Zbulohet ilaçi që i rrit flokët për vetëm 2 muaj

Shkencëtarët brazilianë kanë zbuluar se ilaçi që përdoret për artritin, tofacitinib, ndihmon në rritjen e flokëve në vetëm dy muaj.

Alopecia është një sëmundje autoimunitare që shkakton acarim dhe, në disa raste, rënie totale të flokëve.

Ekspertët shpresojnë që ky trajtim i ri mund të ndihmojë në shërimin e kësaj gjendjeje dhe gjetjen e një kure për tullacllëkun.

Hulumtuesit shkencorë te Spitali Albert Ajnshtajn në Sao Paulo, Brazil, testuan disa lloje ilaçesh tek dy individë që vuanin nga alopecia.

Ata zbuluan se ilaçi tofacitinib, që zakonisht përdoret për trajtimin e artritit reumatoid, rezultoi të ishte efikas në daljen e flokëve.

Të dy pacientët kishin qenë tullac për 10 vite, si dhe nuk kishin asnjë qime në trup për shkak të alopecisë.

Pasi morën ilaçin tofacitinib çdo ditë për dy muaj, filluan ta rriteshin flokët tek pacientët. Nëntë muaj pas eksperimentit, shkencëtarët thonë se nuk gjetën asnjë të dhënë serioze të efekteve anësore.

Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim i ri t’i hapë rrugë gjetjes së një kure.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy