Një tjetër rastë i trafikut të drogës është shkatëruar nga policia italiane.
Një 20-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia italiane në kryeqytet dhe me të furgoni i tij ku po transportoheshin plot 260 kg drogë e dyshuar marijuanë.
Policia e ka ndaluar të riun që udhëtonte me një furgon pasi shpejtësia me të cilën po qarkullonte në qytet ishte shumë e madhe.
Me të ndaluar, 20-vjeçari është bërë menjëherë nervoz dhe kjo ka shtuar dyshimet e efektivëve të policisë.
Oficerët kanë nisur inspektimin e furgonit dhe kanë gjetur 44 pako me 260 kg drogë.
Shqiptari ka përfunduar në pranga e më pas në burg.



