
Të studiosh Kanunin do të thotë të studiosh historinë e popullit shqiptar qysh nga zanafilla në periudhën e fiseve deri në ditët tona me të mirat dhe të metat.
Kanuni ka qenë boshti, “kushtetuta” e parë shqiptare që me ligjet e veta bëri që populli shqiptar të mos asimilohet, të ruajë identitetin, gjuhën, tokën dhe fisin si njësi fillestare administrative.
Ky është vlerësimi i sipërmarrësit Gjergj Temeli, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, i cili gjykon se Kanuni i Lekë Dukagjinit është monument i vetëm i identitetit kombëtar.
Kanuni i Lekë Dukagjinit në malet e Veriut është një gjë e shenjtë. Lekë Dukagjin ka kanë gjurmë të patjetërsueshme në tërë historinë e Shqipërisë. Ne vendet e botë perëndimore është thirrur i ‘Zoti i Epirit’, me Kanunin e tij nuk zëvendësohet as Kurani, as Bibla. Gjithkush pushtues që ka ardhur në Shqipëri, janë munduar për ta mbuluar, deri edhe te komunizëm, por nuk kanë arritur ta tjetërsojnë.
Sipërmarrësi Temeli, i cili jeton në Itali, shprehu shqetësimin se edhe pse Kanuni është një lëndë e rëndësishme në universitetet perëndimore, ai nuk studiohet në mënyrë të duhur në Shqipëri.
Kanuni është tjetërsuar nga njerëz të caktuar që nuk kanë lexuar asnjë germë nga ky Kanun, ose me dashje ose janë kundërshtar të traditave tona kulture. Kanuni jonë është ndër monumente më të rëndësishëm të identitetit tonë kombëtar.
Unë jetoj në Itali dhe fëmijët tanë që studiojnë në universitetet perëndimore, shohin se Kanuni studiohet në të gjitha universitet e botës. vajza ime në Londër ka studiuar dhe më ka që në Seule studiohet dhe nuk studiohet në Shqipëri.
Sipërmarrësi Temeli, thotë se kanë marrë nismën për të vendosur bustin e Lekë Dukagjinit në Shkodër, si një nderim për figurën historike të këtij heroi.
Duke qenë se jashtë shtetit, kanuni është lëndë e parë juridike, ne krahas kësaj si sipërmarrës kemi menduar t’ia kushtojmë një bust figurës së Lekë Dukagjinit. Ai duhet të çohet në piedestalin më të lartë të jetësimit.
Prej dy vitesh jemi në bisedime për lokacionin se ku meriton të vendoset busti i Lekë Dukagjinit në Shkodër. Kryetari Beci, na ka përkrah por tani janë zgjedhjet dhe ne kemi vënë idenë tona për lokacionet. Tani po presim.



