Ekstremet e motit në Itali, Daci: Dëmet e shkaktuara nga 1960 e deri më tani kapin vlerën e 600 mld dollarë (VIDEO)

Ekstremet e motit në Itali, Daci: Dëmet e shkaktuara nga 1960 e deri më tani kapin vlerën e 600 mld dollarë (VIDEO)

Politologu Alban Daci në një lidhje Skype për MCN Live tha se Milano është qyteti që ka kaluar një “natë ferri” ditën e martë, ndërsa u përfshi nga një breshër i madh dhe erëra të forta të cilat kanë lënë pas dëme të konsiderueshme. Daci tha se ndërsa veriu i Italisë është përfshirë nga breshëri, jugu është përfshirë nga zjarret ku qytetet më të prekura janë Palermo e Katania. Shkaqet e zjarreve besohet se janë shkaktuar nga dora e njeriut dhe jo nga natyra. Më tej Daci konsideroi se dëmet nga kushtet atmosferike në Itali që prej 60 e deri më tani konsiderohen në vlerën e 600 mld dollarë. “Sigurisht po ndodh diçka me klimën në botë dhe këtë vit është viti më i nxehtë që ka ndodhur në 50 vitet e fundit. Planeti tokë ka njohur disa herë cikle të tilla dhe nuk mendoj se kjo po ndodh nga njeriu, mendoj që është një fenomen që janë ciklet e planetit. Ajo që duhet theksuar është që Milano ka kaluar një natë ferri të martën. Milano është një qytet me hapësira të gjelbra dhe pemët janë rrëzuar kanë dëmtuar mjete kanë rrezikuar jetën e njerëzve dhe kanë bllokuar rrugët. Panorama në jug të Italisë është edhe më e rëndë sidomos në Katania e Palermo ku zjarret janë të frikshme dhe i janë afruar vendeve të banimit. Problematikut e jugut janë dy natyra nga piroman i zjarrvënës me dashje dhe avionët e mëdhenj që mbushen me ujë është ngritur pikëpyetja që flota evropiane nuk është e mjaftueshme për të lokalizuar flakët. Zjarri po përpiqet të fiket në zonat e prekura. Parashikohet që ditët në vijim të kemi shi dhe shpresojmë që kjo të ndodhë. Ajo që na mëson natyra është që sa më shumë ne modernizohemi aq më shumë kuptojmë që jemi të pafuqishëm përballë natyrës. Deri tani nuk kemi emër konkret të ndonjë shqiptari të prekur nga zjarret. Ndërkohë lidhur me dëmet e shkaktuar që prej viteve 60 e deri më tani kostot janë deri në 600 mld dollarë.”, u shpreh Daci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy