Vdekja e të riut në komisariat, Meta: Ngjarje të tilla trondisin besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese

Vdekja e të riut në komisariat, Meta: Ngjarje të tilla trondisin besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vdekjen e 31-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në ambientet e komisariatit të Policisë në Kavajë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Meta shkuan se është i papranueshëm fakti që një qytetar humbi jetën brenda institucioneve shtetërore. Presidenti shkruan se të tilla ngjarje trondisin thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.

Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.

Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy