
Coca-Cola ka lançuar versionin e saj të parë alkoolik.
Me shije limoni dhe një përqindje alkooli, Coca-Cola e re është hedhur në tregun japonez në tre lloje.
Synimi është një rritje e tregut të të rinjve, sidomos femrave.
Të përshkruara si unike, tre produktet e reja të kompanisë 125-vjeçare kanë në përpbërje 3-8% alkool.
Ato janë një kombinim i recetës tradicionale të Coca-Colas me pijet vendase Chu-Hi.
Këto janë pije alternative për birrën, të destinuara kryesisht për një treg femëror.
Kompania ka bërë të ditur se nuk ka në plan t’i tregtojë këto pije jashtë tregut japonez.
Coca-Cola thotë se nuk ka plane për të sjellë sasi të reja të pijeve në tregjet jashtë Japonisë.



