Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës: Të paktën 198 të vrarë, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)

Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës: Të paktën 198 të vrarë, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)

Numri i të vdekurve deri më tani nga sulmet ruse mbi Ukrainë është të paktën 198, sipas ministrisë ukrainase të shëndetësisë.

Ndër të vdekurit janë edhe tre fëmijë. Kreu i saj u citua nga agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë se 1,115 janë plagosur, duke përfshirë 33 fëmijë.

Reuters tha se ishte e paqartë nëse ai po i referohej vetëm viktimave civile.

Luftimet rifilluan në Sumy, në veri-lindje të Ukrainës dhe në Kiev të shtunën në mëngjes. Shpërthime të forta janë raportuar në kryeqytetin ukrainas.

Më shumë donacione janë zotuar nga vende të tjera, me Republikën Çeke që miratoi dërgimin e 8.6 milion dollarëve armë. Holanda ka thënë se do ta furnizojë edhe me 200 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore.

Edhe Franca ka dërguar armë dhe municione në Ukrainë, ndërsa Perëndimi vazhdon ti dërgojë armë Ukrainës në betejën e tyre me trupat ruse.

Të shtunën, Macron postoi një video duke deklaruar: “Lufta do të zgjasë,  ne duhet të përgatitemi për të!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy