Evarist Stoja, këshilltar Akademik në Bankën e Anglisë, duke folur mbi zhvlerësimin e euros në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se politika monetare e Bankës së Shqipërisë nuk ka qenë aq efektive sa duhet. Stoja vuri në dukje se duhej luftuar informaliteti, përmes shmangies së pagesave në dorë, dhe nuk duhej lejuar që euro të kthehej në monedhë gjysmë zyrtare në vend. Në kushtet që jemi, theksoi Stoja, i vetmi instrument i BSH është ndërhyrja në tregun e valutës.
“Të flasësh për rritje ekonomike kur eksprotuesit po ankohen sa janë pranë falimentit, më duket se ka diçka që nuk shkon. Ajo që nuk shkon është forcimi i lekut përtej çdo limiti që edhe me pesimistët nuk dot a kishin parashikuar. Politikat monetare jo konvencionale që bankat e mëdha qendrore kanë ndërmarrë në 15 vitet e fundit kanë krijuar një sasi të madhe likuiditeti, një pjesë e parave hyjnë në Shqipëri, që ka mundësi të kufizuara për t’i absorbuar. BSH duhet të kishte vepruar që në 2014. Tani situata është më e vështirë sepse u humbën gjithë këto vite. Shpjegimet e BSH në atë kohë ishin erdhën emigrantët, ikën emigrantët, tani erdhën turistët, ikën turistët. Këto elementë janë sezonale. Tendenca dominonte është ajo që e dimë të gjithë që euro është gati 1/100. Progresi duhet të ishte bërë në formalizimin e ekonomisë dhe deeuroizmi, reduktimi i pagesave me para në dorë, edhe fakti që euro në Shqipëri është gati-gati monedhë zyrtare. BSH ka vetëm një mundësi të ndërhyjë në tregun e valutën, dhe mundësia e lëvizjes është shumë e kufizuar. BSH ka vetëm një instrument në dorë sepse dy të tjerët nuk u shfrytëzuan në kohë. Është fakti i njohur botërisht sa herë që normat e interesit ulen, njerëzit fillojnë e marrin kredi. Këtu kredia po rritet. Nuk e di çfarë ka parasysh BSH me rritjen e likuiditetit, por ajo është e paqartë për mua sepse statistikat nuk e thonë këtë. Kursi i këmbimit vjen si rrjedhim i trendeve globale, atij super likuiditeti, dhe shumë vende kanë të njëjtat probleme me ne, që monedha e vendit u forcohet. Pse jemi në këtë gjendje, sepse politika monitare e BSH s’është aq efektive sa do të ishte. Për shkak të informalitetit të madh dhe fakti që në Shqipëri euro është gati monedhë zyrtare. Mbi gjysma e kursimeve dhe kredive në Shqipëri janë në valutë, kryesisht në euro. Pse jemi në këtë gjendje? Është pasojë e faktit që lufta kundër deeuroizimit nuk është bërë frontale, ballore, me gjysmë zemër, jo me bindje të plotë, dhe tani për fat të keq kostot po ndihen”, tha Stoja.
“Statistikat tregojnë që inflacioni është ulur, por çmimet, veçanërisht ushqimet nuk kanë rënie. Ose kanë rënë fare pak, për të mos thënë që në disa raste janë rritur. E kam pak të vështirë ta pranoj që të flasësh për bum ekonomik dhe rritje ekonomike, kur 25 për qind e ekonomisë, eksportuesit, po thonë që janë në kufijtë e fundit të mbijetesës. BSH duhet të kishte ndërmarr një aktivitet edhe në luftën kundër informalitetit. Pagesa me para në dorë është serioze. E dyta fakti, që euro aty është monedhë gjysmë zyrtare. Nëse këto s’do ishin ndërhyrjet e politikës monetare do ishin shumë më efikase”, shtoi ai.



