
Shumë persona vuajnë nga pagjumësia dhe vështirësia për të pasur një gjumë të qetë dhe të pandërprerë. Çfarë mund të bëhet në mënyrë natyrale për të rregulluar problemet me gjumin?
Herbalisti Irfan Gjeçi, i ftuar në programin “Zgjohu me MCN”, shpjegon disa nga mënyrat dhe bimët më efikase që ndihmojnë në nxitjen e gjumit të shëndetshëm.
Gjeçi, thotë se është i domosdoshëm vendosja e një kokërr qepe në fleta të holla poshtë shputës së këmbës, për një gjumë të qetë.
Ritmi i jetës së sotme dhe problemet e shumta emocionale e shëndetësore ndikojnë në prishjen e gjumit. Ne kemi trashëguar shumë njohuri nga të parët tanë, por fatkeqësisht nuk i kemi transmetuar dhe ruajtur mjaftueshëm.
Nëse një person merr një kokërr qepë, e ndan në fleta të holla dhe e vendos poshtë shputës së këmbës, brenda çorapes, lëngu i qepës depërton përmes lëkurës, qetëson fibrat nervore, qarkullimin e gjakut dhe organizmin në tërësi. Kjo, sipas tij, ndihmon në qetësim deri në rënien në gjumë.
Sipas Gjeçit, faktorë që shkaktojnë pagjumësi janë pijet alkoolike, pijet energjike, substancat narkotike, stresi.
Për gratë para menopauzës ai rekomandon çajin kolopice, i cili ndihmon në rregullimin hormonal dhe qetësimin e organizmit.
Forma të ndryshme stresi mund të zbuten me teknika të thjeshta:
– Ushtrime frymëmarrjeje (10–15 herë, thithje dhe nxjerrje e thellë)
– Aktivitet fizik gjatë ditës: ecje, vrap, joga
– Lodhja e shëndetshme përmes aktivitetit ditorAta që vuajnë nga pagjumësia mund të:
– Bëjnë palestër në orët e vona të pasdites
– Bëjnë dush të ngrohtë
– Përdorin aromaterapi me vaj livandoje ose dafine
– Pijnë një çaj qetësues pas dushit
Çajra dhe bimë të rekomanduara sipas herbalistit janë:
Çaji alpin: ndihmon në nxjerrjen e metaleve të rënda nga trupi. Përgatitet me dy lugë çaj në një litër ujë dhe pihet gjatë ditës. Sipas Gjeçit, një përdorim 4-mujor ndihmon në detoksifikim.
Vaji ose çaji i sherebelës: mund të përdoret edhe për aromaterapi duke lyer zonën e temthave, pas veshëve dhe ballin për qetësim.
Bari i bletës (Melissa): një nga çajrat më të mrekullueshëm, veçanërisht për ata me tension të lartë apo pak aritmi. Mund të kombinohet me murrizin ose me çajin alpin.
Dafina: zierja e 5 gjetheve në gjysmë litri ujë jep një çaj qetësues.
Trëndafili i egër: i njohur për efektet relaksuese dhe qetësuese.
Çaji i kamomilit duhet të përdoret tre herë në ditë dhe mund ti hedhim edhe një shkop kanelle.



